leoni

Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë, Alejandro Greco, edhe kësaj radhe, ka përkujtuar dëshmorët e UÇK-së

Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë, Alejandro Greco, edhe kësaj radhe, ka përkujtuar dëshmorët e UÇK-së

Përmes një postimi të tij në 23-vjetorin e rënies së dëshmorëve në Rugovë të Hasit, Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë,  Alejandro Greco ai ka shkruar:

“Të gjithë motrat e vëllezërit shqiptarë: Përkujtojmë përvjetorin e 23-të, më 27, 28 dhe 29 janar të 1999, ku ranë 21 luftëtarë dhe eprorë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në pritat e ushtrisë e policisë serbe, në Rugovë të Hasit, në Bishtazhin dhe në Goden.  Kanë rënë dëshmorë për Liri: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli: Lavdi të Përjetshme Martirëve të Dardanisë – Kosovë që ranë në altarin e lirise”, ka shkruar Greco. “Përkujtojmë 23 vjetorin,  28 janar 1999, kur ra  Gaspër Karaqi, Patrioti, humanist, militant, mësuesi, poeti dhe publicisti, njeri me vlera të mëdha njerëzore, atdhetarë, bie për të mos vdekur kurrë, në Fushën e Nderit: Lavdi Dëshmorit Gasper Karaqi për jetë e mot për veprën dhe sakrificën e dhënë Kosovës”. Lavdi dëshmorëve  të UÇK-së: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu!

Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë, Alejandro Greco, në vazhdimësi ka përkrahur luftën e UÇK-së dhe ka përkujtuar e përkujton dëshmorët e saj. Me rastin e festave kombëtare shqiptare, Alejandro Greco në objektet fetare afishon edhe Flamurin tonë Kombëtar me stemën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …