Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin, Ramush Haradinaj, sot kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ata morën vendim për emërimin e Shpend Maxhunit, drejtor të AKI-së. Është bërë e ditur gjithashtu se Maxhuni u emërua për një mandat pesë vjeçar, i cili mund të vazhdohet edhe një herë. Drejtor i AKI-së deri tani ishte, Driton Gashi, i cili me urdhër të kryeministrit, Ramush Haradinaj ishte larguar nga posti pas dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova për në Turqi. Shpend Maxhuni deri tani ka qenë kryepolic i Kosovës tani do të jetë kryespiuni i vendit. Babai i tij ka qenë inspektor i UDB-së në vitet 80, kur Milicia e RSFJ-së dhe ajo e Kosovës kanë vrarë demonstruesit shqiptarë ndërsa kanë arrestuar e dënuar me burg deri në 20 vjet me mijëra liridashës të vendit që kishin kërkuar Kosovën Republikë. Inspektorët e UDB-së në vitet 90 nuk dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës sikur kishte bërë Milicia krahinore por kanë vepruar edhe në organet e regjimit të Milosheviqit.
