Gjatë protestës në fshatin Mushtisht, të komunës së Tharandës, janë arrestuar 24 protestues, ndërsa Policia thotë se disa janë lënduar nga vetë protestuesit. (Ngjashëm kanë thënë edhe baballarët e këtyre policëve në vitin 1981). Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, kurse dy të tjerë kanë marr lëndime të lehta trupore. Kryepolici i Policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, në një deklarim për media thotë se protesta ka qenë e dhunshme. Këtu ka pasur një numër bukur të madh të qytetarëve edhe të rrethinës së Mushtishtit, por ka pasur edhe njerëz të tjerë jashtë fshatit Mushtisht. I kanë shprehur pakënaqësitë e veta, ka qenë një protestë jopaqësore, ka qenë e dhunshme”, thotë ai. Policia ka kryer punën e vetë profesionale dhe është munduar që të sigurojë lëvizje të lirë për pelegrinët serbë, por nuk ka arritur t’ ua mundësojë qëndrimin e sigurt dhe të qetë në vendin ku ata kanë kryer krime kundër shqiptarëve 18 vjet më parë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …