Lumezi

Kryeprokurori Lumezi, priti në takim kryeprokurorin e EULEX-it, Claudio Pala

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi priti në takim pune kryeprokurorin e EULEX-it, Claudio Pala. Nëpërmjet një komunikate për medie njoftohet se kryeprokurori i EULEX-it, Claudio Pala e ka ngarkuar prokurorin përgjegjës për rastin e ashtuquajtur të MTPT-së për të bërë një vlerësim të përmbajtjes së telekomunikimeve të përgjuara, për të gjetur nëse ekziston ose jo dyshimi i bazuar për nisjen e hetimit për pohimet e përmbajtura që dallojnë nga ato për të cilat tashmë është marrë vendimi për ndërprerjen e hetimit. Raporti mbi këtë vlerësim do t’i dorëzohet kryeprokurorit të Shtetit,  Lumezi.  Varësisht nga informatat e pranuara nga prokurori ndërkombëtar i çështjes do të krijohet një ekip të prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilët do të verifikojnë dhe analizojnë përmbajtjen e telekomunikimeve në mënyrë që të arrihet përfundimi se a ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale, të kryera nga subjektet e përgjuara, të cilat mund të ndiqen penalisht.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …