Blerim Isufaj

Kryeprokurori i Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim pune një delegacion nga Prokuroria e SPAK-ut, në krye me Altin Dumanin

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur snë takim pune një delegacion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga kreu i kësaj prokurorie, Altin Dumani. Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi dy kryeprokurorët diskutuan për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimit dhe efikasitetit në luftën kundër krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit në të dyja shtetet. Po ashtu Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë,  Altin Dumani, nënshkruan edhe marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, të përbërë nga prokurorë të të dyja prokurorive përkatëse”, thuhet në njoftim. Po ashtu sipas njoftimit, qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në mes të dy krerëve të institucioneve të ndjekjes parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit, që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Misioni OSBE falënderoi sot Shqipërinë për kryesimin e zyrës së saj gjatë vitit 2020

OSBE-ja e Amerika bëjnë thirrje për garantimin e demokracisë dhe lirive politike, në procesin e certifikimit të Listës Serbe

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur kundërshtim  për mos certifikimin e Listës Serbe, partisë …