Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, mori pjesë në tryezën e pestë të Komitetit Drejtues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë “EUKOJUST”, ku qëllimi i kësaj tryeze ishte prezantimi i raportit për ndarjen e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ai vuri theksin në ndarjen e pushteteve, respektimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Duke folur për pavarësinë institucionale, kryeprokurori i Shtetit, ka theksuar se nuk është rastësi ndarja e pushteteve dhe se kjo ndarje duhet të respektohet nga të gjithë, Nuk është rastësi as fakti se jemi mekanizëm i pavarur kushtetues. Ne bëjmë punën tonë. Pavarësisht nëse kjo i pëlqen dikujt tjetër apo jo. Mirëpo është jetike për një shtet demokratik dhe për një shoqëri demokratike që ndarja e pushteteve të mos figurojë vetëm si garanci kushtetuese në letër, por kjo të garantohet në praktikë dhe të respektohet plotësisht. Veprimtaria e organeve të pushtetit gjyqësor nuk mund të kontrollohet nga organet e një pushteti tjetër”, ka saktësuar, Aleksandër Lumezi.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …