Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, përmes një deklarate për media ka reaguar ndaj dorëheqjes së prokurorit special Elez Blakaj dhe ndaj raportimeve të mediave se kjo dorëheqje ka ardhur si pasojë e kërcënimeve ndaj, Sipas Lumezit deri më tani zyrtarisht është pranuar vetëm letra e dorëheqjes dhe jo edhe arsyeja e dorëheqjes së tij. Tutje në këtë deklaratë është konfirmuar një rast i kanosjes për komisionin e përzgjedhjes për statusin e listës së veteranëve por se ky rast nga Blakaj nuk është cilësuar si kërcënim ndaj tij. Sidoqoftë, dëshirojmë të informojmë opinionin se prokurori Blakaj, përderisa ishte duke hetuar rastin e njohur në opinion si “Lista e veteranëve të UÇK-së”, kishte marrë informacione se Komisioni i Mjekëve në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ishte duke u marrë me përcaktimin e statusit të invalidëve të luftës dhe se gjatë punës së këtij komisioni ka pasur kanosje, për të cilën edhe është hapur rasti si i tillë në Policinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …