Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, ka thënë se së shpejti do të merret në pyetje si i dyshuar ministri i Bujqësisë nga minoriteti serb, Nenad Riakllo. Rikallo është akuzuar nga banorët e lagjes Dardania në Prishtinë se ka maltretuar shqiptarët gjat kohës së luftës, më 1998-99. Ndërsa Lumezi ka thënë se prokuroria është duke mbledhur fakte nga të gjithë ata që kanë njohuri për veprimtarin e Rikallos, raporton lajmi.net.
“Prokuroria në bazë të informatave që i ka marr në media e ka hap procedurën penale, por nuk ka nxjerr aktvendim. Ne jemi duke marr informacioni, i kemi dëgjuar disa dëshmitar, kemi marr të dhëna nga KMDLNJ dhe do ta dëgjojmë edhe ministrin në cilësinë e të dyshuarit, dhe do të shohim a ka ndonjë provë që mbështetet në fakte”, ka thënë Lumezi.