RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Kryeprokurori, Jack Smith, kishte fshehur dokumente ndërkombëtare të rëndësishme shfajësuese për krerët e UÇK-së

Qeveria amerikane, që është  financuese kryesore e Gjykatës Speciale kishte caktuar edhe kryeprokurorin,  Jack Smith në Hagë, i cili i akuzoi krerët UÇK-së, duke pranuar dosje serbe dhe duke shpërfillur e fshehur dokumentet amerikane për luftën çlirimtare të Kosovës. Ai mori detyrën e kryeprokurorit më 7 maj 2018, ku qëndroi deri më 18 nëntor 2022. Këtë pozitë e mori nga bashkëkombësi i tij amerikan David Schwendiman, i cili ka qenë kryeprokurori i parë i Gjykatës Speciale. Largimi i tij i befasishëm nga Haga dhe zëvendësimi me Jack Smith, ndryshoi gjërat në zhvillimet e mëpasme në Gjykatën Speciale. Gjashtë muaj pasi Smith mori timonin e Zyrës së Prokurorit, në Hagë filloi intervistimi i pjesëtarëve të parë të UÇK-së. Pas tyre, qindra të tjerë me radhë janë marrë në pyetje në Hagë, Kosovë dhe ndoshta edhe në vende të tjera, kushedi. Mes skandaleve më të mëdha (ato që dihen), që e kanë përcjellë punën e Prokurorisë në krye me Smith janë mosmarrja parasysh dhe fshehja e dokumenteve të rëndësishme shfajësuese për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe udhëheqësit tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Gjatë seancave ishte vërtetuar se Prokuroria e Speciales ka fshehur, mes tjerash, një raport të CIA-s dhe një tjetër të Departamentit Amerikan të Shtetit.  “UÇK-ja nuk ishte përfshirë në aktivitete terroriste të përcaktuara si dhunë e paramenduar, e motivuar politikisht, e ushtruar kundër caqeve civile”, thuhet në raportin e CIA-s, përcjell Demokracia.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …