Kryeqyteti për të rinjtë në biznesin dixhital

Drejtori për Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës Kushtrim Mushica përmes një njoftimi në rrjetin e tij social Facebook ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses çertifikimi i pjesëmarrësve në trajnimet e ofruara nga Kuvendi Rinor i Prishtinës për të rinjtë entuziastë për projektin “Të Rinjtë në Biznesin Dixhital”, projekt ky i mbështetur nga Drejtoria për Rini dhe Sport.

Shpresojmë që njohuritë e fituara do t’u ndihmojnë në rrugëtimin e tyre, dhe ju urojmë shumë suksese në të ardhmen.

Drejtoria për Rini dhe Sport është e angazhuar për fuqizimin e rinisë dhe zhvillimin e aftësive të tyre për karrierë.

Faleminderit Kuvendit Rinor të Prishtinës për punën e shkëlqyer dhe profesionale, dhe të gjithë donatorët mbështetës të projektit, ka shkruar Mushica.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …