leoni

Kryetari Latifi mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Kosovë

Me ftesë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 25-vjetorit të punës së tyre në Kosovë, që u mbajt në Parkun e Inovacionit në Prizren.

Kryetari Latifi në emër të Komunës së Rahovecit, ka uruar përzemërsisht USAID-in për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe e falënderoj për partneritetin e fortë dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e shumë projekteve që kanë përparuar dukshëm shërbimet dhe kanë rritur cilësinë dhe efikasitetin e marrjes së tyre nga ana e qytetarëve tanë.

Edhe pse kanë kaluar 25 vjet, vazhdojmë të jemi të motivuar të punojmë edhe më shumë në vitet që vijnë, duke rritur, thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin tonë me USAID-in, u shpreh kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …