Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit

Kryertari Jashari uron qytetarët me rastin e ditës së Çlirimit

Të dashur qytetarë të Komunës së Skenderajt, Të nderuar Familje të Dëshmorëve, Invalidë e ju Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot 19 vite më parë, populli jonë ishte i lodhur dhe i dëshpëruar skajshmërisht në përpjekjen e tij të fundit për t’u çliruar një herë e përgjithmonë nga okupatori serb, përballë të cilit ishin vu trimat më të zotë të atdheut, i madh dhe i vogël, madje edhe pleq në moshë, të radhitur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Regjimi serb i asaj kohe po numëronte minutat e fundit të kapitullimit përballë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një fushate të sulmeve ajrore, që kishte ndërmarrë Aleanca Veriantlantike e NATO-s, për të parandaluar përpjekjet e forcave serbe për të kryer gjenocid ndaj popullatës shqiptare, si dhe për të shkatërruar gjithçka që ishte pronë shqiptare. Jo më kot thuhet liria është e shtrenjtë. Çmimi u pagua me gjak, me shumë gjak. U pagua me jetë njerëzish të pafajshëm, prej tyre pleq, burra e gra, të rinj e të reja dhe fëmijë. Në ato vite ishte e vështirë të besohet se një ditë dielli do të lind edhe për shqiptarët, se liria do të vijë. Ne Shqiptarët kurrë nuk do të mund t’a harrojmë atë çfarë ka ndodhur këtu. Gjithmonë do t’a kujtojmë vuajtjen e këtij populli në përgjithësi, për të çliruar trojet tona nga okupatorët. Populli ynë do të kujtojë e nderojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari, si dhe të gjithë ata që ranë në betejat e luftës së lavdishme. Por asnjëherë nuk do të harrojë ndihmën e shteteve mike, për çlirimin e vendit. Unë jam njeri nga të gjallët e Familjes Jashari, ndaj të cilës shprehim respektin më të madh, sikurse shprehim respekt e mirënjohje ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën, që ne të tjerët të jetojmë të lirë.

Të nderuar qytetarë,

Komuna e Skenderajt ka shënuar përparim gjatë këtyre 19 viteve. Mirëpo, kurrë nuk duhet të ndalemi së punuari, në mënyrë që t’a zhvillojmë Skenderajn tonë, t’a avancojmë në çdo fushë të jetës, që shërbimet ndaj qytetarëve t’i bëjmë sa më cilësore, të kemi infrastrukturë moderne, si në sistemin e rrugëve, Ujërave të zeza, ujësjellësve, ndriçim në rrugë, hapësira të gjelbëruara, parqe të pastra e të mirëmbajtura, të kemi kushte edhe më të mira për të jetuar dinjitetshëm në Skenderajn tonë të dashur, dhe për këtë unë së bashku me bashkëpunëtorët e mi, po punojmë çdo ditë të javës, edhe pse jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara, për shkallën e lartë të papunësisë, zhvillim jo të hovshëm ekonomik, varfëria dhe problemet tjera socio-ekonomike.

Të dashur qytetarë të komunës së Skenderajt,

Gëzuar 18 Qershorin!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …