Qëllimi i këtij takimi që po mbahet nën moton “Të mbajmë ritmin me ndryshimet” është shkëmbimi i përvojave mbi ndryshimet që po ndodhin në kontestin e zhvillimit të qëndrueshëm si dhe vazhdimi i diskutimeve të rëndësishme mjedisore nga agjenda dhe aktivitetet e Komisionit Evropian, Agjencisë së Mjedisit të Evropës dhe të Programit Copernicus. Disa nga temat kryesore të cilat po adresohen në kuadër të sesioneve të veçanta tematike të takimit janë: menaxhimi i emergjencave mjedisore, infrastruktura e qëndrueshme mjedisore, parashikimet dhe skenarët për mjedisin si dhe investimet dhe financat për sektorin e mjedisit. Pjesë e rëndësishme e agjendës së takimit janë edhe prezantimet dhe aktivitetet e zhvilluara në kuadër të grupeve të interesit që funksionojnë në kuadër të EPA Net sikurse janë: përmirësimi i rregullatives ligjore, shkenca dhe qytetari, ekonomia e gjelbër, mbetjet plastike dhe ai grupit të interesit për Ballkanin Perëndimorë. Rrjeti EPA përbëhet nga drejtorët dhe udhëheqësit e Agjencive të Mjedisit të vendeve të Evropës. Kosova është anëtare me të drejta të plota e këtij rrjetit që nga viti 2011 dhe përfaqësohet në këtë organizatë përmes kryeshefit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, z.Ilir Morina.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …