Kryeshefja e inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, raportimin mbi punën e Inspektoriatit Policor të Kosovës, për vitin 2018 para Komisionit për Punë të Brendshme e ka vazhduar të hapur për media. Gjatë raportimit, ajo bëri të ditur se në vitin 2018 nga IPK-ja janë hetuar gjithsej 194 punonjës së Policisë së Kosovës. Anëtarët e këtij komisioni këtë raport e vlerësuan më shumë statistikor, madje thanë se një ai nuk duhej t’u dorëzohej atyre. Kelmendi tha se në vitin 2018 Inspektorati Policor i Kosovës ka trajtuar rreth 1400 ankesa dhe informacione për sjelljen e punonjësve të Policisë së Kosovës. Sipas saj gjatë vitit 2018 janë hetuar gjithsej 194 punonjës të policisë, janë kryer 12 arrestime, 50 suspendime, 10 transfere për shkak të hetimeve. Si sfidë për këtë institucion, Kelmendi ka cilësuar pozicionin e Inspektoriatit statusin e punonjësve të saj në nivelin e pagave dhe mungesën e burimeve njerëzore.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …