Sot për nderë të festës së ‘’7 marsit’’, ditës së mësuesit, kryesia e degës së Gruas Demokratike në Prizren, në kuadër të aktiviteteve të saja, vizitoi disa nga veteranet e arsimit në komunën e Prizrenit. Kjo vizitë e organizuar nga ana e GDK-së, bëhet në shenjë mirënjohje, për punën e tyre ndër vite dhe kontributin e dhënë në fushën e edukimit dhe arsimit. Ne si Grua Demokratike, dhe si shoqëri , duhet të jemi falenderues dhe mirënjohës, përjetë për punën dhe angazhimin e palodhshëm, te cilat kanë shërbyer me saktificë dhe mund, në kohët më të vështira, me të cilat është përballur vendi ynë, atëherë edhe kur është mohuar gjuha shqipe.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …