Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për vendosjen e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, diskuton për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të filluar më 16 nëntor

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në takimin e radhës për të diskutuar për pesë pikat e rendit në agjendë. Në mesin e pikave për diskutim është edhe caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, të filluar më 16 nëntor mbi debatin parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. Po ashtu, pritet të caktohet edhe seanca plenare e radhës, në të cilën janë paraparë të përfshihen 16 pika për diskutim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit do të diskutojnë edhe për pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor, ku janë gjithsej 24 pika për votim dhe shqyrtim, në mesin e tyre votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …