Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca për Platformën e dialogut të mbahet nesër duke filluar në orën 9:00 të mëngjesit. Ai ka thënë se në orën 9 mbahet kjo seancë, ndërsa në orën 10 vazhdon seanca e rregullt. Në rend të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë dhe Shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ndërkohë është bërë e ditur se Komisioni për Punë të Jashtme me 6 vota për e ka votuar Platformën për Dialogun e cila pritet të shqyrtohet nesër në Kuvendin e Kosovës. Mbledhjen e këtij komisioni e kanë bojkotuar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …