Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka marrë vendim që projektligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale t’ia përcjellë Qeverisë, ka njoftuar shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka konsideruar se topi për zhbërjen e speciales tashmë është në dorën e ekzekutivit. “Kryesia vendosi qe t’i shkojë Qeverisë. Kësaj radhe Kryesia e kishte kuorumin dhe mori vendim me shumicë votash që nisma e deputetëve për shfuqizim t’ i dërgohet qeverisë për shqyrtim, deklaroi Konjufca.
