Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar mbledhjen para pak minutash, me ç’rast është marrë vendim që të përjashtohen nga seanca pesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, ka deklaruar kryekuvendari, Kadri Veseli, i cili dërkohë, ka paralajmëruar se seanca do të mbahet pas pak dhe do të ratifikohet demarkacioni. “Do të votohet demarkacioni. Është vullnet i deputetëve të kuvendit të Kosovës”, ka nënvizuar, Kadri Veseli.
