Kryesia e Kuvendit të Kosovës në takimin e së mërkurës, që pritet të fillojë në orën 11.00 pritet të caktojë seancën e radhës. Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi nuk do të shtrohet për diskutim në seancën e parë të vjeshtës në Kuvend, për shkak se Qeveria ende nuk e ka riproceduar, meqë ka filluar disa takime me banorët e komunave të Dukagjinit.
Në rend të ditës janë:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
- Përgatitjet për seancën plenare:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Medie,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
- Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.