Kryesia e Kuvendit të Kosovës takohet sot me qëllim për të shqyrtuar pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës takohet sot në orën 11:00, me qëllim për të shqyrtuar pikat e rendit të ditës për seancën e ardhshme. Seanca e fundit e Kuvendit është mbajtur më 17 nëntor, ku në mes përplasjesh e tensionesh të shumta dhe pa opozitën, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar në parim projekt-ligjin për buxhetin e vitit 2016. Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria e Kosovës, ishte ndërprerë ende pa filluar, pasi që deputetët opozitar kishin  hedhur sërish gaz lotsjellës në sallë. Partitë opozitare po kundërshtojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …