Kryesia e Kuvendit sot mbanë takimin e radhës ku pritet që të caktohet seanca e re me 11 pika të rendit të ditës. Në seancë pritet që të shqyrtohet dy projektligjeve si dhe të shqyrtohen tri raporte, ai i Radio Televizionit të Kosovës, i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se Kuvendi është duke pritur Qeverinë që ta procedojë për ratifikim në Kuvend, marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka thënë gazetës ‘Epoka e re’ se është e rëndësishme që vendimi për demarkacionin të jetë në përputhje me interesin e shtetit, ruajtjen e tërësisë territoriale dhe vullnetin e qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …