leoni

Albin Kurti

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – Dega në Deçan ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Kurtit

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – Dega në Deçan ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Albin Kurtit. Në një deklaratë për opinion, thuhet se vendimi i Qeverisë Kurti për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, është rasti i parë në Evropë i cili i zbaton ligjet e ish-vendit kolonial Serbisë dhe që i njeh si të aplikueshme e të zbatueshme ligjet e ish-pushtetit sundues. “Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – Dega në Deçan, pas analizës se bërë me rastin e zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës sa i takon pronave të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, prona këto që i janë bartur Manastirit të Deçanit me një urdhër ekzekutiv të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe zbatimit të tij nga ana e Agjencisë Kadastrale të Kosovës e drejtuar nga Avni Ahmeti, vlerëson se ky është sulmi më i madh juridik që i është bërë rendit kushtetues të Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit tonë në vitin 2008. Andaj, duke marrë për baza që zbatimi i aktgjykimit të kushtetueses për Deçanin, është sulmi më i madh juridik kundër rendit kushtetuese të Republikës sonë dhe që tashme është e ditur se ky akt gjykim bazën e ka në akt dhuratat dhe ligjet e kohës së Millosheviçit, e kjo e fundit e potencuar edhe disa herë nga kryeministri z.Kurti, vlerësojmë se është pjekur koha dhe është momenti që z.Albin Kurti të japë dorëheqje nga drejtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – Dega në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …