Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, Kryesia e PDK-së ka caktuar udhëheqjen e përkohshme në Degën e PDK-së në Besianë me kryetar Isak Shabani. Kryesia e PDK-së e ka autorizuar udhëheqjen e re të Degës, që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e strukturës së Degës në të gjitha nivelet e saj. Me këtë rast, Kryesia e PDK-së ka shprehur konsideratën dhe vlerësimin për punën e pandalshme të ish-kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë, Naim Fetahu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …