Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka dënuar aktin e djegies së lokaleve të selisë së tyre në Deçan. Në kumtesën e dërguar nga PDK thuhet se kjo ndodhi pikërisht kur Hashim Thaçi, kryetari aktual i PDK-së, u zgjodh president i Kosovës. Këto akte, sipas PDK-së, janë me motive politike dhe cenojnë pluralizmin, teksa kërkojnë nga organet kompetente ta ndriçojnë sa më parë rastin. “Aktet e tilla që kanë motive të qarta politike dhe të cilat cenojnë pluralizmin janë të papranueshme dhe të dënueshme. Partia Demokratike e Kosovës, iu bën thirrje të gjitha organeve kompetente që ky akt të ndriçohet sa më shpejt dhe autorët e kësaj vepre të shëmtuar të vihen para drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …