Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Kryesia e Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, fton anëtarësinë të marrë pjesë në zgjedhje

Kryesia e Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për institucionet qendrore, fton anëtarësinë e vet të gjerë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre të lirë të vendosin për kandidatët më të mirë që do të udhëheqin me Kosovën. Kërkojmë prej votuesve që të përcaktohen për kandidatët që karakterizohen me virtytet më të larta njerëzore, kombëtarisht të dëshmuar, të pakorruptuar e të pashantazhueshëm, të përgatitur profesionalisht dhe të përkushtuar në ndërtimin e shtetit tonë të ri.

 Kërkojmë prej votuesve që të përcaktohen për kandidatët që do të punojnë me ngulm në orientimin euro-atlantik të vendit tonë, duke afirmuar vlerat e larta demokratike dhe duke jetësuar sistemin e rendit kushtetues e ligjor. Kërkojmë që votuesit e ndërgjegjshëm të votojnë për forcat progresiste dhe demokratike, që hapin perspektivën e zhvillimit ekonomik dhe të ngritjes së mirëqenies të gjithë shoqërisë sonë. Kërkojmë nga votuesit që me votën e tyre të lirë të zgjedhin kandidatët që me dijen, guximin dhe veprimin e tyre do të punojnë pa pushim për të sanuar të gjitha dobësitë evidente  në ekonomi, shëndetësi, arsim e në drejtësi. Kërkojmë nga zgjedhësit, që jo vetëm të votojnë, por të përzgjedhin kandidatët që do ta mbrojnë tërësinë e vendit tonë dhe sovranitetin e tij  në mënyrën më të mirë të mundshme. Kërkojmë nga zgjedhësit të përzgjedhin njerëzit e dëshmuar që ruajnë dhe kultivojnë marrëdhëniet e shëndosha dhe të ngushta me aleatët tanë, SHBA dhe BE.

Kërkojmë nga zgjedhësit që përzgjedhjen ta bëjnë në atmosferë të lirë e të qetë,  si shenjë e një shoqërie të pjekur demokratike.

Të gjithë qytetarëve ju urojmë zgjedhje të mbara, ndërsa kandidatëve suksese në marrjen e përgjegjësive të reja dhe zbatimin e tyre sipas kushtetutës sonë.

Kryesia e Shoqatës

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …