Kryesia Kuvendit mori vendim që të vazhdohet seanca të enjten, por për interpelancën e Kryeministrit Haradinaj nuk është vendosur diçka konkrete. “Për interpelancë do të shihemi më vonë për me u dakordu për të”, ka thënë Ahmet Isufi nga AAK-ja. Bëhet fjalë për interpelancën e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione, Në mbledhje morën pjesë 5 nënkryetarë të Kuvendit dhe 6 shefa të grupeve parlamentare.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …