Kryetari i Sindikatës sp Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Rrahman Jasharaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk po e lejon ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin të takohet me SBASHK-n. “Ti para pak ditësh duke iu përgjigjur medieve deklarove se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK-un e me të tjerët në shërbim të arsimit dhe ne të nisem prapë një kërkesë më 22 prill duke menduar se ju dhe Qeveria keni ndryshuar qasje ndaj sindikatave dhe dialogut, por përgjigja nga Kabineti yt mungoi. Më 25 prill ta dërguam edhe një shkresë dhe të informuam për protestën e 1 majit dhe t’i dërguam edhe të gjitha kërkesat legjitime të anëtarësisë, të cilat edhe mediat e nderuara i publikuan. Ti Ministre vazhdove me qasjen e njëjtë dhe me heshtjen dhe u ik ende takimeve me ne, por tregoje të vërtetën para medieve. Ne e dimë se ke urdhër nga Kryeministri, dhe jo vetëm ti, që të mos takoheni me sindikatat dhe duhet të merrni leje nga ai e ndokush tjetër, se kur e me këtë të takoheni, por të lutemi mos deklaro para medieve se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK e me të tjerët sepse kjo nuk është e vërtetë” ka shkruar mes tjerash, kryesindikalisti i Arsim, Rrahman Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …