Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Skender Çoçaj, priti në një takim pune ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Skender Çoçaj, priti në një takim pune ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë , Skender Çoçaj, priti sot në një takim pune Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Gjatë këtij takimi, Kryesuesi Çoçaj i uroi detyrën e re Ministres Haxhiu si dhe e njoftoi atë lidhur me aktivitetet e Këshillit, arritjet e deritashme, objektivat dhe sfidat me të cilat po përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë. “Ne jemi duke i ndërmarrë të gjitha hapat për arritjen e qëllimeve tona kryesore që garantojnë një sistem gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, rritjen e efikasitetit, përmirësimin e performancës dhe imazhit të sistemit gjyqësor, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Çoçaj. Ministrja Haxhiu shprehu përkushtim për ofrimin e mbështetjes për realizimin e kërkesave buxhetore që i kanë institucionet e drejtësisë. Me këtë rast, Haxhiu theksoi se është e hapur dhe e gatshme në ofrimin e përkrahjes për institucionet e drejtësisë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në drejtësi.

“Jam e gatshme që bashkërisht me institucionet e drejtësisë t’i qëndroj besnike misionit tim si Ministre e Drejtësisë, pra ta kthejmë besimin e qytetarëve tanë në drejtësi dhe ta përmbushim misionin e përbashkët, luftimin e së keqes”, tha Haxhiu.

Të dy palët diskutuan rreth adresimit të çështjeve të ndryshme si: zgjidhja e lëndëve civile, parashkrimi i lëndëve, buxheti 2020 dhe aprovimi i tij, nevoja për staf në gjykata, ligji i konfiskimit të pasurisë, rritja e pagave për stafin administrativ në gjyqësor, pjesëmarrja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në grupe punuese dhe trajnime, si dhe çështje të tjera të cilat cilësohen si sfida aktuale në sistemin e drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …