Albert Zogaj

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, u prit në takim nga kryeministri, Albin Kurti dhe Ministrja, Albulena Haxhiu

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, u prit në takim sot nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth ngritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor, si dhe rritjes së dinamikës së procedimit të lëndëve në rastet civile.  Në këtë takim, u diskutua për pezullimin e grevës së punonjësve të sistemit të drejtësisë, me ç’rast u fol për projektligjin për administratën e sistemit të drejtësisë dhe atë të pagave, si edhe për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale.  Kryesuesi Zogaj njoftoi Kryeministrin Kurti lidhur me punët dhe sfidat e sistemit gjyqësor, në veçanti për procesin e rekrutimit të gjyqtarëve të rinj dhe bashkëpunëtorëve profesional. Po ashtu, Kryeministri Kurti falenderoi Kryesuesin Zogaj për angazhimin e tij dhe shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës me qëllim të adresimit të sfidave të gjyqësorit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …