Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, insiston që të hapen arkivat, në Beograd

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti,  kërkoi të hapen arkivat në Beograd. Ai thotë se në mungesë të informacioneve e kanë të vështirë edhe pse po vazhdojnë punën. Qeveria e Kosovës e ka policinë, institutin e mjekësisë ligjore dhe e ka komisionin por ne pa pasur informacione kot punojmë. Ne nuk po ndalemi. Gërmimet janë duke ndodhur vetëm brenda këtij viti i kemi pasur 8 gërmime, dërgimi i mostrave në Hagë. Jemi 24 vjet dhe shumë prej dëshmitarëve ose kanë vdekur ose janë më moshë të shtyrë që nuk po japin informacion. Çdo ditë e më shumë po vështirësohet zbardhja e fatit të të pagjeturve. Prandaj ne kërkojmë në mënyrë urgjente që Beogradi t’ i hapë arkivat, pasi çdo ditë e më shumë po zhduken informacionet sepse deri tani kanë kaluar më shumë se  24 vjet. Shpresa e mëdha janë arkivat ne Beograd. Përndryshe çdo ditë e më shumë do ta kemi sfiduese zbardhjen e personave të zhdukur”, ka thënë Hoti. Kryetari  i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini  ka propozuar që shteti t’i vendos kushte Bashkësisë Ndërkombëtare lidhur me të pagjeturit.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …