leoni

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar të Kosovës për të Pagjeturit, Andin Hoti, fajëson Serbinë e BE-në për mosgatishmëri e mos punë

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar të  Kosovës për të Pagjeturit, Andin Hoti fajëson Serbinë e BE-në për mosgatishmëri. Serbia, por edhe BE-ja nuk kanë qenë e gatshme të fillojë punën e saj për zbatimin e deklarates. Pas deklaratës e kam dërguar kërkesën te kryetari i Serbisë, ku kam kërkuar qasje në disa arkiva, dhe jo vetëm që nuk kam marrë përgjigje nga ana e Serbisë, por nuk janë shfaq as në takimet e parapara, që i kemi ndër vite”, theksoi Hoti. Ai e sheh si pengesë kyçe mos-themelimin e Komisionit të përbashkët, përgjegjësinë për krijimin dhe kryesimin e të cilit e ka Bashkimi Evropian. Do të duhej formohej komisioni, ai duhet të krijohej nga BE. Kosova e Serbia jemi veç anëtarë. Ka qenë problemi i ngjarjeve të fundit që kanë ndodh në Veri të Kosovës. Fokusi u largu pak nga ato ngjarje që ndodhë dhe sanksioneve. Megjithatë, kemi kërkuar të krijohet  komisioni, pasi ai monitoron zbatimin e zotimeve tona në deklaratë, nënvizoi Andin Ukshin Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …