Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira uron qytetarëve Vitin e Ri 2021

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, ka uruar gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, Vitin e Ri 2021. “Kam nderin që në prag të festës së Vitit të Ri të ju përcjelli urime më të përzemërta në emër të Kuvendit Komunal të Vitisë, duke shpresuar që viti 2021 të jetë vit prosperues dhe i suksesshëm në gjitha lëmit e shoqërisë sonë. Uroj që sfida që na ka përcjellur gjatë këtij viti, siç është ajo e ballafaqimit me Covid 19, të mos na përsëritet më dhe të ketë stabilitet shëndetësor në gjithë botën. Gjatë vitit që po e lëmë pas, pos sfidave, kemi pasur shumë suksese për të cilat falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, këshilltarët komunal, me të cilët i kemi tejkaluar bashkërisht edhe sfidat por edhe kemi arritur rezultatet.

Uroj që këtë festë të kaloni në mënyrën më të mirë të mundshme.

Zoti bekoftë qytetarët vitias dhe miqtë e saj…

Gëzuar për shumë mote!

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Viti, Naim Pira.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …