leoni

Kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovcit iu përkeqësua gjendja shëndetësore

Kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovcit iu përkeqësua gjendja shëndetësore

Kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovcit iu ka përkeqësuar gjendja shëndetësore. Ai  ka marrë  një infuzion. Pasi që përfundoi seanca,  ku nuk u arrit që të votohet kryetari dhe nënkryetarët, Mikullovcin, e nxorën jashtë për krahësh dy persona. Ai më pas u vendos në njërën nga ulëset që janë në hollin e Kuvendit, e cila pastaj u dërgua lart. Për t’i dhënë ndihmën e parë Mikullovcit ka shkuar edhe deputetja, Besa Baftiu dhe kolegë tjerë. Edhe dje Mikullovci ka thënë për “KosovaPress”-it nuk ndihet mirë me shëndet. Ndërohë bëhet e ditur se ai megjithatë do të bëjë përpjekje ta drejtojë seancën, të cilën e ka dështuar.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …