Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira të shoqëruar nga Tahir Shabani, Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, janë pritur në takim nga Prefekti i Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana. Gjatë këtij takimi palët kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional ku ndër tjerash Prefekti Kuçana, ka shprehur gatishmërinë për bashkëveprim në fusha të ndryshme si të kulturës, arsimit, sportit dhe disa fusha tjera. Gjithashtu edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se, Komuna e Vitisë është e interesuar të bashkëpunoj me institucionet e Kukësit të Shqipërisë dhe të shkëmbejnë përvojat e njëri tjetrit në interes të qytetarëve të dyja lokaliteteve.