Sejdi Hoxha: Investimet më të mëdha në komunat e veriore janë bërë në kohën kur ka qeverisur PDK-ja me vendin

Kryetar i degës së PDK-së në Drenas është zgjedhur Sejdi Hoxha pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor

Dega e PDK-së në Drenas gjatë të shtunës e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, kryetar i së cilës është zgjedhur Sejdi Hoxha. Kuvendi ka zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së. Punimet e këtij kuvendi në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i ka përshëndetur ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri. Tahiri  ka thënë se për Drenasin sot është ditë feste, pjesëmarrja e rreth 5000 anëtarëve në këtë proces zgjedhor do të thotë shumë,  20 vite angazhim së bashku është themel i fortë për PDK-në dhe Dekadën e Re. Në emër të Komisionit Lokal zgjedhor, foli kryetari i komisionit Ramiz Lladrovci, i cili paraqiti një raport të përgjithshëm të këtij procesi, dhe u bëri thirrje të gjithë delegatëve që t’i zgjedhin me të mirët, të gjithë jemi të barabartë sot këtu, dhe jemi të lirë të votojmë pa asnjë ndikim nga askush, jemi të lirë të zgjedhim Kryetarin, Këshillin Drejtues dhe Delegatët për Konventën Qendrore. Lladrovci ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces, të cilin e ka quajtur proces shembullor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …