Nik Gjeloshaj, kryetar i Partisë Alternativa ka thënë se shqiptarët në Mal të Zi duhet të jenë të barabartë”. Ai ka pohuar se mbështet një qeveri të udhëhequr nga zëvendës-kryeministri, Dritan Abazoviq. “Kur kemi biseduar për herë të parë të gjitha pakicat për mundësinë e krijimit të një gjëje të tillë, i kemi thënë Dritanit, jo politikisht, urdhëro e ke përkrahjen pa kushte. Vetëm se të realizohet ky koncept i një qeverie pro-evropiane pro-perëndimore. Mendoj se do ta përkrahim. Në këtë drejtim shqiptarët do të avancohen, por edhe i gjithë Mali i Zi do të avancohet”. Gjeloshaj ka pohuar se me këtë fiton shteti i Malit të Zi ndërsa shqiptarët do të ndihen krenarë. “Me këtë mendoj se më shumë fiton Mali i Zi sesa shqiptarët, por se shqiptarët do të ndihen krenarë, unë personalisht ndihem shumë mirë nëse vjen një ditë kur në një shtet të cilin ne kemi kontribuar që ky shtet të zhvillohet e që ky vend të integrohet, dhe në fund me ardhjen e një shqiptari në krye të Qeverisë, mund të thuhet se kjo është ajo për të cilën edhe ne kemi luftuar, që Mali i Zi të jetë shtet demokratik dhe i barabartë për të gjithë qytetarët”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …