Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, fushatën elektorale e ka përqendruar me spote negative kundër rivalëve të tij, Berisha-Meta

Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, fushatën elektorale e ka përqendruar me spote negative kundër rivalëve të tij, Berisha-Meta

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama fushatën elektorale e ka përqëndruar me spote negative kundër rivalëve të tij, dyshja Berisha-Meta. Në spotin e publikuar ditën e sotme, Rama tregon përmes videos arsyet pse qytetarët nuk duhet të kthehen mbrapa siç e konsideron ai votën për dyshen Berisha-Meta. A keni parë zogj të fluturojnë mbrapsht? Po akrepa që e masin orën mbrapsht? Si do të ishte transporti nëse makinat do të ecnin mbrapsht? Ti vetë, a do të ecje në këmbë mbrapsht? Eh, se Sali Berisha dhe Ilir Meta na ftojnë të kthehemi në kohën e tyre! Në kohën e pisllëkut të kudondodhur, krimeve shtetërore, borxheve, Shqipërisë me imazhin përtokë në sy të botës! Shqipëria sot po bëhet më e fortë hap pas hapi, pagat po rriten si asnjëherë, ekonomia po rritet, bashkitë po zhvillohen. Vetëm përpara, kurrë më mbrapa! Është mesazhi që përmban spoti zgjedhor i Edi Ramës Ramës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …