Kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka nisur reformat në parti dhe betejën kundër korrupsionit

Kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka nisur reformat në parti dhe betejën kundër korrupsionit

Menjëherë pasi është rizgjedhur Kryetar i PDK-së, kryekuvendari, Kadri Veseli ka nisur reformat në parti dhe betejën kundër korrupsionit dhe nepotizmit në Kosovë. Ai ka larguar nga postet publike dhe ka suspenduar nga pozitat partiake të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të cilat ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitave zyrtare, korrupsion ose nepotizëm.  Veseli ka pohuar se edhe tash, kur ka nisur luftën kundër korrupsionit e nepotizmit, dikush mund të ketë dyshime, por ka shtuar se nuk ka rrugë tjetër përveç se të veprohet dhe qytetarët do të shohin hapa tjerë konkretë. Në agjendën e tij të nisur kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Kryekuvendari  Veseli, po ashtu, ka ndërmarrë një iniciativë për krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar që do të hetojë dyshimet për mashtrimet në listat e veteranëve.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi: Ende nuk keni parë atë që as nuk e imagjinoni dot

Anëtari i AAK-së, Haki Abazi, ka reaguar ashpër ndaj situatës ekonomike në vend, duke theksuar …