leoni

Aleanca Kosova e Re

Kryetare e Degës së Parë të AKR-së në Prishtinë u zgjodh, Mirlindë Sopi

Në vazhdën e ristrukturimit të brendshëm të Aleancës Kosova e Re, në prani të 120 delegatëve, Dega e I-rë e AKR-së në Prishtinë ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor. Punimet e këtij Kuvendi i hapi koordinatori i Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, Valon Berisha, i cili i uroi punë të mbarë Kuvendit duke i falënderuar delegatët për kontributin e tyre në konsolidimin e kësaj dege. Sipas procesit të rregullt zgjedhor, Kuvendi më pas i  ka vazhduar punimet, ku me shumicë votash, Kryetare e Degës së I-rë të Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, është zgjedhur Mirlindë Sopi. Ajo në fjalën e saj para delegatëve dhe mysafirëve, u përqendrua në pikat konkrete të plan programit të Aleancës Kosova e Re për Prishtinën.  Kuvendin e përshëndeti edhe koordinatori i Zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli si dhe ish shefi i grupit të asamblistëve të Prishtinës Islam Pacolli, i cili tha se me mbështetjen e Presidentit Behxhet Pacolli, do të arrihet realizimi i të gjitha projekteve zhvillimore për Prishtinën. Në vazhdim Kuvendi ka zgjedhur edhe strukturat e tjera të Degës së I-rë me nënkryetarët Naim Makolli dhe Besart Vllahinja, sekretaren Valentina Rafuna, si dhe 11 anëtarë të kryesisë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …