Kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave të Ferizajt paraqitën kërkesat e tyre

Kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave të Komunës së Ferizajt, në dëgjimin buxhetore kanë paraqitur kërkesat e tyre. Hapjen e këtij takimi e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Arben Halili, ndërsa ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Agnesa Hajredini, drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, drejtori i Urbanizmit Arbër Bytyçi, drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani si dhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Meriton Hajdini. Gjatë këtij takimi kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave, kanë kërkuar që në lokalitete ku jetojnë të kenë një infrastrukturë moderne, përfshirë këtu, rrugë të asfaltuara, ujësjellës, kanalizim, por edhe ndriçim publik. Takimet buxhetore do të mbahen edhe ditëve në vazhdim më anëtarët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

May be an image of 8 people, bureau and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …