Kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave të Komunës së Ferizajt, në dëgjimin buxhetor kanë paraqitur kërkesat e tyre. Hapjen e këtij takimi e ka bërë drejtoresha e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, e cila të pranishmit në sallë i ka njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje me buxhetin e planifikuar për vitin e ardhshëm. Gjatë këtij takimi kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave, kanë kërkuar që në lokalitete ku jetojnë të kenë një infrastrukturë moderne, përfshirë këtu, rrugë të asfaltuara, ujësjellës, kanalizim, më shumë parqe për fëmijë, ndriçim publik, por edhe rregullim të rrugëve të arave. Takimet buxhetore do të mbahen edhe ditëve në vijim me anëtarët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.