Ministria e Financave, as në muajin e gjashtë të vitit, nuk ia ka alokuar buxhetin komunës së Malishevës, për investime kapitale

Kryetarët e disa komunave shprehen të pakënaqur lidhur me ndarjet buxhetore për vitin 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2021. Mirëpo nga ky buxhet mbeten të pakënaqur disa kryetarë komunash të cilët kërkojnë më shumë fonde për investime kapitale në komunat që drejtojnë. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se Qeveria e Kosovës në buxhetin e vitit 2021 nuk ka paraparë pothuajse asnjë projekt të ri për komunën e që ai udhëheq. Edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka adresuar kritika për buxhetin që parashihet për vitin 2021. Ai ndër të tjera ka thënë se në këto tre vite kjo komunë ka qenë i diskriminuar në aspektin e investimeve nga ana e qeverisë. Pakënaqësi ka shprehur edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili deklaroi se projektbuxheti për vitin 2021 është i padrejtë për komunën që ai drejton.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …