Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke folur për mosekzekutimin e pagave të muajit shtator për punëtorët e arsimit të cilët ishin në grevë, ka thënë se komunat të cilat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit para universitar, nuk kanë raportuar në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, ndonëse e kanë obligim. Këtë deklarim e ka demantuar Asociacioni i Komunave të Kosovës duke thënë se të gjitha komunat i kanë dorëzuar listat e pagave para 10 shtatorit. Drejtori Sazan Ibrahimi, në një prononcim tha se vetëm punëtorët e sektorit të arsimit janë të prekur nga kjo situatë, pasi shërbyesit civilë kanë marrë pagën e shtatorit edhe pse kanë qenë në grevë bashkë me mësimdhënësit. Ajo deklaratë e ministres nuk qëndron. Të gjitha komunat i kanë dorëzuar listat e pagave para 10 shtatorit dhe niveli qendror e ka obligim ligjor t’i ekzekutojë pagat prej listave të pagave që dorëzohen nga komunat e jo të ndërhyjë se kujt duhet t’i bëhet pagesa e kujt jo”. Ne po shpresojmë dhe duam të besojmë që deri më 5 tetor kur edhe mbaron afati ligjor për ekzekutimin e pagave të merret parasysh. Po presim se çka do të ndodh deri nesër”, u shpreh Ibrahimi. (Telegraf)
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …