Kryetarët e Komunave të Kosovës kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë, me theks të veçantë për masat e reja kundër kësaj pandemie pas datës 27 shtator 2021. Gjatë këtij takimi, ministri Vitia informoi Kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27 shtator 2021. Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se arsimi parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi do të mbahet në dy grupe. Institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota, Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit. Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …