Kryetarët e komunave takohen virtualisht me kryeministrin Avdullah Hoti për të diskutuar për për gjendjen e krijuar pas vërshimeve

Kryetarët e komunave takohen virtualisht me kryeministrin Hotin, diskutojnë për gjendjen e krijuar pas vërshimeve

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot diskuton me kryetarët e komunave për gjendjen e krijuar pas vërshimeve. Siç bëhet e ditur Hoti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Anton Çuni dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami, do të takohen virtualisht me kryetarët e komunave më të cilët do të diskutojnë për gjendjen pas vërshimeve. Kujtojmë se nga vërshimet e fundit disa rajone në vend kanë pësuar dëme të mëdha. Vërshimet dëme kanë shkaktuar në Fushë Kosovë, Malishevë, Gjakovë, Drenas, Dardanë dhe Vushtrri.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …