Kryetarë dhe nënkryetarë të komunave, përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe të GIZ-së morën pjesë në një vizitë studimore në Kroaci më qëllim të shkëmbimit të përvojave në sektorin e menaxhimit të mbeturinave. Delegacioni nga Kosova vizitoj Ministrinë e Mjedisit dhe Mbrojtjes së Natyrës, komunat Zapreshiq dhe Brdovec, dhe Kompaninë e Shërbimeve Publike në qytetin e Zagrebit. Në Ministrinë e Mjedisit dhe Mbrojtjes së Natyrës, delegacioni u prit nga zëvendës ministrja znj. Lidija Runko Luttenberger. Në këtë takim u prezantua korniza ligjore për menaxhimin e mbeturinave dhe obligimet ligjore për qytete dhe komuna. Në të njëjtën kohë u prezantuan rezultatet, sfidat dhe caqet e vendosura nga qeveria e Kroacisë në këtë fushë. Vizita është organizuar në kuadër të skemës aktuale “Gara për Mjedis të Pastër” që synon mobilizimin e komunave dhe ministrive përkatëse për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë. Vizita është mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), përkatësisht programi “Shërbimet e Qëndrueshme Komunale”.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …