Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së në qershor të vitit 2003 ishin takuar në qytezën turistike greke Porto Carras, dhe kishin biseduar për Ballkanin perëndimor. Unioni mbështet “pa asnjë rezervë” anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, thuhet në deklaratën përfundimtare: “E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Europë.” Ky “premtim i Selanikut”, ku u mbajt samiti, nuk është përmbushur as sot pas dy dekadash. Në vitin e kaluar shtetet e BE-së morën vendimin, i cili sipas tyre quhet historik, pavarësisht përvojave negative me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur zyrtarisht si vende kandidate për në BE Ukrainën dhe Moldavinë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …