Kryetarët Jahsari dhe Lladrovci viziuan Ministrin e Diasporës Pandeli Majko

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari se bashku me nënkryetarin Nuerdin Lushtaku dhe Kryetarin e Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovcin u takuan me Ministrin e Diasporës së Shqipërisë Pandeli Majko, kjo vizitë u organizuan në Shqipëri. Gjatë këtij takimi u theksua se Drenasi dhe Skenderaj kanë një Diasporë të organizuar, dhe janë shumë falënderues për kontributin e tyre, në këtë aspekt janë mjaftë Kontribuues në zhvillimet pozitive në trojet etnike, ata që janë të lidhur ngushtë me atdheun, edhe e ndihmojnë atë. Gjatë bisedës u pajtuan se kemi detyrim të mbesim në kontakt dhe të krijojmë ura sa më të fuqishme me diasporën. Në takim, u bisedua si t’i afrojmë edhe më shumë pjesëtarët e diasporës sepse ne kemi nevojë më shumë se kurrë për dijen, përvojën dhe kapitalin e saj. U pajtuan me Ministrin për bashkërendim që do të forcojë më shumë lidhjen me diasporën, ruajtjen e traditës dhe gjuhës si dhe mundësitë që ofron atdheu për ta në çdo aspekt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …