Veriu

Kryetarët serbë të veriut, nuk pranojnë të betohen para para simboleve të Republikës së Kosovës

Kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave veriore po vazhdojnë të  shantazhojnë institucionet e vendit tonë  duke mos pranuar të betohen para flamurit dhe para simboleve të Republikës së Kosovës. Veprimet e tilla të Listës Serbe sërish kanë bllokuar  situatën në veri të vendit. Edhe pse kishin paralajmëruar se do të japin dorëheqje në momentin që rizgjidhen përsëri, kryetarët e komunave veriore (Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut) nuk kanë pranuar as të betohen para flamurit dhe para simboleve të Republikës së Kosovës. Ata nuk janë paraqitur të enjten në seancën solemne në Kuvendin Komunal të komunave përkatëse, me ç’rast seanca është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …